Rikthehet debati për izolimin e paraburgimin. Nga Veliaj, Beqaj, Meta tek kryebashkiakët e dënuar

Rikthehet debati për izolimin e paraburgimin. Nga Veliaj, Beqaj, Meta tek kryebashkiakët e dënuar

Fotot e ish-presidentit Ilir Meta në publik më shumë se një vit pas arrestimit ngjallën jo pak reagime. 

 

Ndërsa reagimet publike në rrjetet sociale dhe disa intervista nga izolimi nuk munguan, por ajo që mungonte ishte pamja e tij.

 

Pas afro dy vitesh, z.Meta u  rishfaq në publik e para kamerave më 27 Prill. I veshur me Kostum dhe një kollare të kuqe Meta mbajti këtë fjalë në sallën ku e pranishme ishte edhe ish gruaja e ti, znj.Monika Kryemadhi.

 

Me mbërritjen e trupit gjykues, kërkesa për të transmetuar LIVE seancën u refuzua ndërsa procesi pas disa minutash u ndërpre pasi u konstatua mungesa e vjehrrës së ish Presidentit po ashtu e bashkëpandehur në proces.

 

Transformimi i pamjes së z.Meta ka rihapur një debat publik për kushtet e trajtimit të të burgosurve dhe paraburgosurve, ndërsa avokatët kërkojnë që gjatë gjykimit ai të qëndrojë në sallë pranë avokatit dhe jo në kafaz.

 

Nga ana tjetër një proces i ndryshëm në akuzë dhe palë, por sërish me ngarkesë politike po ndodh edhe në gjyqin Veliaj.

 

Kryebashkiaku në detyrë Erion Veliaj prej disa seancash ka një betejë ligjore me SPAK, gjykatën dhe drejtësinë.

 

Nga kërkesa për t’i hequr mandatin e Prokurorit Ols Dados e deri tek heqja e arrestit apo dhe pushimi i akuzës, ai vijon çdo seancë të paraqesë kërkime.

 

E për këto kërkime gjatë seancës së fundit Prokurori Altin Dumani u shpreh se nga SPAK vlerësohen artificiale për të bllokuar gjyqin.

 

Emisioni “FactCheck” sjell edhe një kronologji të disa prej figurave publike dhe politikanëve pas kafazit të qelqtë me drejtësinë.

 

Ilir Meta, ish-president

 

Erion Veliaj, kreybashkiak i Tiranës

 

Jorgo Goro, ish-kryebashkiak i Himarës

 

Vangjush Dako, ish-kryebashkiak i Durrësit

 

Fatos Tushe, ish-kryebashkiak i Lushnjes

 

Safet Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit

 

Fredi Beleri, eurodeputet fitues i bashkisë Himarë por i pabetuar

 

Lefter Koka, ish-ministër 

 

Alqi Bllako, ish-deputet

 

Ilir Beqaj, ish-ministër

 

Jambarbër Malltezi, politikan, dhëndri i z.Berisha

 

E pas 11 rasteve të dokumentuara me foto video e më shumë në total, sot zëri për të tilla kushte është ngritur shumë. Aq sa duket sikur është gjyqi i Politikës me Drejtësinë për të vendosur në sallë atë që ndoshta do duhet ta kish zgjidhur me LIGJ kur kishte fuqinë e vendimmarrjes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy