Zgjedhja e Presidentit në Kosovë/ Abdixhiku: Do të jemi në seancë kur të votohet Osmani për presidente

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë/ Abdixhiku: Do të jemi në seancë kur të votohet Osmani për presidente

Nga dita e premte proceduralisht hapet rruga për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se deputetët e kësaj partie do të jenë prezentë në seancë kur votohet Vjosa Osmani për presidente.

Abdixhiku këtë deklarim e dha pas mbledhjes me deputetët e partisë ku diskutuan rreth votimit për zgjedhjen e presidentit. Ai ka kërkuar unitet, duke thënë se rikthimi i LDK-së është domosdoshmëri. “Përgjatë këtij dyjavëshi të shkurt, por të ngjeshur shumë, me vullnet dhe detyrim ndaj atyre që më kanë besuar jam përshirë në diskutimin për çështjen e presidentit. Jam përfshirë me qëllime të mira”.“LDK-ja, kam dëgjuar se duhet të qëndroj anash dhe indiferente, kam dëgjuar zëra që politikën e shohin si llogaritje se kush dëmtohet më shumë e më lehtë, këtë frikë s’mund ta pranojë”.“Ikja nga përgjegjësia është më e lehta. Në politikë jemi për të bërë zgjidhje. Kam pasur dy mundësi të zgjedh mosmarrjen pjesë në seancë dhe të pengoj shumicën. Ne kemi zgjedhur të dytën atë të konstruktivitetit të institucioneve. Kam refuzuar politikën kushtetuese”.

Abdixhiku ka sqaruar se i ka informuar organet e partisë për secilin takim që ka pasur me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurti dhe temat që kanë biseduar.

Kreu i LDK-së poashtu u shpreh se me forcën politike që ka partia ka pasur dy mundësi ose të zgjedh obstruksionin ose të jenë pjesë e zhvillimeve.

“Për të dhënë zgjidhje e stabilitet kam diskutuar në tri takime. Të parim me Kurtin e Osmanin e të dytën vetëm me Osmanin. Me të kemi biseduar për dialogun e rendin kushtetues. Kemi diskutuar për relacionet me miqtë tanë ndërkombëtar e pavarësinë e gjyqësorit. Për pozitën apolitike e apartiake të zonjës Osmani”.“Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë dhe kemi marrë vendim që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentin, por të marr pjesë në seancë”.

Ditën e premte është seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të betohen deputetët e rinj që do të zëvendësojnë ata që janë bërë ministra.

Me 40 nënshkrime mund të thirret seanca për votimin e presidentit të ri të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy