Dyrnjaja: Ndërprerja e fondeve nga SHBA në formë projektesh, nuk ndikon te drejtësia (VIDEO)

Dyrnjaja: Ndërprerja e fondeve nga SHBA në formë projektesh, nuk ndikon te drejtësia (VIDEO)

Analisti Denis Dyrnjaja në MCN Live ka komentuar ndërprerjen e fondeve të SHBA, vendim nga i cili preket dhe SPAK.

Ai tha se këto fonde kanë qenë në formë projektesh dhe jo para cash, teksa theksoi se ndërprerja e fondeve nuk beson se do të ketë ndikim te veprimtaria e institucioneve të drejtësisë.

Sipas tij, SHBA nuk ka qenë financuesi kryesor i sistemit të drejtësisë, projektet e financuara janë përdorur më shumë nga një grup burokratësh.

Ata kanë marrë një vendim politik dhe ligji është ngrirje, jo mbyllje. Nisur nga perceptimi popullor, publik ne kishim një trup gjyqësore të mirë, të kualifikuar vinim me një trup gjyqësore me baza të mira, profesionale, tani kjo trup nuk po shërbente më për shkak të besimit të humbur nga korrupsioni dhe kjo solli nevojën e një reforme në drejtësi. Për mua reforma në drejtësi duhej bërë.

Sa i përket financimeve ato kanë qenë në formë projektesh dhe jo para të dhëna cash, natyrisht e gjithë struktura bazë që kemi tani në drejtësi financohet nga buxheti i shtetit shqiptar dhe kjo është normë kushtetuese.

SHBA nuk është ndihma e vetme financiare ndaj sistemit të drejtësisë, është bashkimi evropian dhe nuk shoh të ketë ndonjë ndikim të veprimtarisë së institucioneve të drejtësie.

Sa i përket krimit të organizuar ne vijmë nga një eksperiencë e mirë dhe kjo ka vijuar, krimet e rënda kanë pasur rezultate më të mira se sa prokuroria e posaçme sot, por ka ndikim të madh asistenca e aleatëve dhe shërbimeve të huaja që kanë sjellë përgjimet sepse po të mos i kishim nuk do ishin zbuluar këto grupe kriminale.

Vetë veprimtaria e SPAK nuk ka shkuar thellë, ka qenë bashkëveprim, por rezultati përfundimtar ka rëndësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy