Berisha: Pas 11 majit merr fund Prokuroria politike. U them me bindje që Rama ekstradohet në SHBA 

Berisha: Pas 11 majit merr fund Prokuroria politike. U them me bindje që Rama ekstradohet në SHBA 

Kreu i PD Sali Berisha ritheksoi edhe një here sot se është për reformimin e SPAK-ut, që të mos jetë më prokurori politike. 

Reformimi është detyra jonë. Kurrë, kurrë një prokurori politike nuk mund të pranohet sepse është instrument i diktaturës”, tha Berisha. 

Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje. Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025. Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Tani vazhdon. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha. Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbi ministra”.

Berisha vuri në dukje se pas 11 majit Edi Rama do të ekstradohet në SHBA. 

Mund t’u them këtu me garanci se pas 11 majit, ia them edhe Edi Ramës, do ekstradohet menjëherë në SHBA”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy