Rama: Vendi u përballua me "dy goditje" dhe këtu ku është, është gjë e madhe

Rama: Vendi u përballua me "dy goditje" dhe këtu ku është, është gjë e madhe

Kryeministri Edi Rama i pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për 100 ditët e para të mandatit të tretë dhe premtimin se ky do të ishte ndryshe. U përgjigj se ndryshimi ka filluar që nga ai.

Duke iu referuar tërmetit dhe pandemisë, Rama tha se përballimi i këtyre dy “goditjeve” është gjë e madhe.

Rama: Ndryshimi ka filluar që nga unë. Përtej kësaj unë betejën- dhe ne, nuk e kemi pasur me ata përballë dhe sfida ime nuk është si të mundim ata, por për të bërë gjëra që duhen bërë dhe i bëjnë mirë këtij vendi. Besoj që ky vend të përballet me dy goditje dhe të jetë këtu ku është është gjë e madhe. Ky vend të dalë nga tërmeti kështu si po del, ndërkohë Italia ka akoma njerëz nëpër rulota. Ky vend të dalë nga pandemia dhe sot të ketë 3000 të punësuar më shumë se para se të godiste pandemia. Që të mbyllë ciklin e një momenti shumë të keq dhe ky vend të bëjë buxhet dhe të bëjë një ulje tjetër taksash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy