Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga ambientet e jashtme të Parlamentit teksa votohej për Bajram Begaj për President, foli për procedurë shumë të rrezikshme.
Kjo hap shtegun, me këtë precedent, që çdo Shef Shtabi të aspirojë që të kapë kreun e shtetit, duke shfrytëzuar këtë precedent.
Në rastin konkret, flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave ushtarake, dhe të ushtrisë, në raste të tjera, një shef tjetër shtabi mund të korruptojë dhe mund të mposhtë, mund të marrë peng Kryeministrin e një vendi dhe me dhunën e ushtrisë dhe të uzurpojë me këtë precedent, kreun e shtetit.
Një rast që s’ka ndodhur kurrë në vendet e lira, ndodh në narkoshtetit shqiptar dhe e denoncoj këtë me forcën më të madhe.



