Tabaku: Qeveria po diskriminon biznesin e vogël, po favorizon bizneset e mëdha

Tabaku: Qeveria po diskriminon biznesin e vogël, po favorizon bizneset e mëdha

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër masat fiskale të qeverisë lidhur me biznesin e vogël dhe të mesëm, duke theksuar se kjo e pengon zhvillimin e tyre dhe i diskriminon.

Ajo shprehet se biznesi vogël ka qenë i diskriminuar dhe janë favorizuar bizneset e mëdha duke ua marrë tregun biznesit të vogël.

Biznesi Vogël ka vuajtur më shumë, është diskriminuar dhe ka pasur falimentime të tyre masive. Qeveria ka aplikuar masa fiskale që kanë penguar dhe diskriminuar Biznesin e Vogël. Ka ende një plan të qeverisë për vendosjen e taksave tek SME-të. Ndërkohë që ky ligj hap një problem në lidhje me fondet dhe granatet e vendosura nga buxheti që nuk e kemi të qartë si do t’iu shpërndahet sipërmarrësve! Si do të pengohet favorizimi për një SME ndaj një tjetri?!

100 mijë biznese që sot janë në mëshirë të qeverisë e cila duket se më shumë ka hall favorizimet e disa bizneseve të mëdha se sa jetën ekonomike të SME-ve! Biznesi Vogël ka qenë i diskriminuar dhe janë favorizuar bizneset e mëdha duke ua marrë tregun e biznesit të vogël. Ka përgatitur qeveria një plan afatmesëm taksimi ku biznesit të vogël do ti vendosen taksa. Nuk mora asnjë përgjigje për këtë pikë përpos propagandës edhe pse te gjithë e kemi lexuar këtë strategji!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy