Riformatim pas ngjarjeve të 24 shtatorit/ Zlatan Ellek zgjidhet kryetar i ri i “Listës Serbe”

Riformatim pas ngjarjeve të 24 shtatorit/ Zlatan Ellek zgjidhet kryetar i ri i “Listës Serbe”

Lista Serbe” është futur në një proces riformatimit të partisë pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Banjskë më 24 shtator.

Goran Rakiç nuk do ta drejtojë më partinë satelit të Vuçiçit dhe kësisoj drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë, Zlatan Ellek, është zgjedhur kryetar i ri i Listës Serbe.

Ellek u zgjodh kryetar në mbledhjen e Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut.

Seancën e drejtoi ish-kryetari i kësaj partie, Goran Rakiç, dhe nënkryetarët Igor Simiç dhe Slavko Simiç.

Ndërkohë, Elleku ka marrë pjesë në tubimet e organizuara nga Lista Serbe, duke përfshirë edhe atë të 6 nëntorit 2022, një ditë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.

Ai më pas në fjalimin e tij tha se “ne mbijetuam falë mbështetjes së lidershipit tonë, në radhë të parë presidentit Aleksandar Vuçiç”.

Së fundmi, ai ka theksuar se për shkak të “terrorit të Kurtit”, institucionet shëndetësore në zonat serbe në Kosovë po kërcënohen nga “katastrofa humanitare”, shkruan REL.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy