Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka shkuar paraditen e sotme në selinë e Kryeministrisë, nga ku burime jozyrtare pohojnë për “BalkanWeb” se ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Nuk dihet tema e diskutimit mes tyre, por ajo që mund të thuhet me siguri është se Denar Biba ka ngjitur shkallët e kryeministrisë vetëm pak minuta pasi Rama hyri në zyrë pas takimit që zhvilloi në selinë e Kuvendit, me aleatin e tij, Ilir Meta.
Nga “Çadra e lirisë”, lideri i opozitës, Lulzim Basha sqaroi sot se “koka” e Denar Bibës bashkë me katër poste ministrore i ishin ofruar një natë më parë nga kryeministri Rama, si pjesë e një marrëveshjeje politike.
Por këtë ofertë Basha e refuzoi duke mos hequr dorë nga kërkesa e tij për krijimin e një qeverie teknike pa Ramën në krye të saj.



