Negociatat/ Kovaçevski: Datë historike për MV, e kemi pritur prej 17 vitesh

Negociatat/ Kovaçevski: Datë historike për MV, e kemi pritur prej 17 vitesh

Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut tha gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët në Bruksel se hapja e negociatave është një hap që qytetarët e vendit të tij e kanë pritur prej 17 vitesh.

Ai pohoi se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme që mundëson njohjen e gjuhës maqedonase si një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian duke i dhënë asaj mundësinë për një promovim të madh.

Teksa shprehu mirënjohjen për pritjen, Kovaçevski nënvizoi se parashikimi i një date fillimi do të ishte padyshim një ditë historike dhe një ditë që do të ofronte siguri për të ardhmen europiane.

Kjo do të nxisë progresin në vendet e tjera. Ne do të vijojmë si kemi bërë deri më tani në një mënyrë të shkëlqyer në interesin e qytetarëve tanë. Do të punojmë për veten tonë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit. Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh hapim një perspektivë të re për vendin dhe qytetarët tanë.

Zgjidhja më e mirë e mundshme është në vija të kuqe dhe ofron mundësinë për hapjen e negociatave. Kjo ka qenë e një rëndësie të madhe për ne., Dyert e hapura për gjuhën maqedonase e shikoj një nga sukseset më të mëdha.

Gjuha maqedonase do të ketë një promovim të madh. Do të kenë mundësi ta dëgjojmë dhe identiteti ynë do të mbetet ai që është. BE do të jetë më i pasur. RMV si nga aspektet natyrore, i përket BE dhe vendi ynë është në BE. Do të vazhdojmë të punojmë dhe funksionojmë në këtë mënyrë. Ashtu pra, jemi gati për në BE. Nëse mund të parashikojmë një datë fillimi kjo do të jetë një datë historike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy