Në kuadër të vizitës së sotme zyrtare në Tiranë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar takime dhe me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Tirana Business Center në zonën e Rinasit.
Kancelarja Merkel, në krah të kryeministrit Rama, katakuar kryeministren e Sebrisë, Ana Brnabic, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Teksa u a shprehur falënderimet të gjithëve, u tha se e kishte të pamundur që të mund të vizitonte të gjithë vendet një e nga një .
“Faleminderit që erdhët! Doja të vija në çdo vend por ishte e pamundur. Do të duhej 3-4 ditë por situata nuk e lejonte. Edi faleminderit. Është shumë bukur këtu, është investim gjerman,” tha Merkel.
Në orën 14:35, Rama dhe Merkel do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.



