Vizita e Escobar, Nazarko: Takimet normale, shkak dhe pozicioni gjeografik

Vizita e Escobar, Nazarko: Takimet normale, shkak dhe pozicioni gjeografik

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live ka komentuar vizitën Escobar në Tiranë dhe takimet e tij duke u shprehur se nuk sheh ndonjë gjë të rëndësishme dhe i ka cilësuar si normale.

Ai tha se kjo lidhet kryesisht me pozicionin gjeografik të Shqipërisë dhe nuk lidhet aspak me zgjedhjet kur sipas tij nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe pasi fati i tyre pothuajse është i përcaktuar në favor të PS-së.

Mendoj se lëvizja e një funksionari kaq të lartë nuk lidhet fare me zgjedhjet. Do ishte pa kuptim që një funksionar kaq i lartë të lëvizte për diçka të tillë, aq më tepër kur dihet fati i zgjedhjeve tani aq më tepër i përcaktuar në favor të PS. Është shumë e rëndësishme kur kalon pjesa tjetër, ndërkombëtare si të thuash e lojës dhe në këtë sens Escobar ka dhënë mesazhin që nuk përcillen për publikun, do ishte paradoks fenomenal kur një opozitë nuk ekziston apo është e dobët dhe zgjedhjet lokale s’kanë ndonjë rëndësi të madhe Escobar të trajtonte çështje të tilla. Këto shërbejnë si koperturë për të mbuluar problemin real. Unë besoj se lidhet me këtë. Ndërsa vizita e Escobar besoj se lidhet duke marrë parasysh sa e rëndësishme është pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë dhe tensioni në Ukrainë dhe shohin si ata si roje speciale se si është gjendja e vendit përkatës veçanërisht Shqipërisë që mban dhe një ekuilibër për shtetet përreth ku ka shqiptarë rrotull.

Ndërsa lidhur me marrëdhënien e tij me Ramën, Nazarko tha se nuk kemi për ta marrë vesh asnjëherë nëse Rama i ka punët keq me Amerikën sa të jetë kryeministër.

Në lidhje me marrëdhëniet e Ramës kam bindjen personale që amerikanët luajnë me minimumin e gjërave. Në lidhje me Ramën drejtpërdrejtë besoj se gjithnjë amerikanët duket jo vetëm tani që duken pak të errëta marrëdhëniet, por nuk interesohen për fatin e individëve dhe në këtë pikëpamje mund të themi se Rama dhe po i pati keq punët me amerikanët ne se zbulojmë dot sa Rama të jetë kryeministër.  Së dyti se dimë dhe s’mund të bëjmë hipoteza se kush fshihet pas arsyes së non gratave, por nuk besoj se një perandori si Amerika të merret me histori lobingjesh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy