Këshilltarja e Kurtit ndalohet përsëri në kufi: Kjo është Serbia për pakicat kombëtare

Këshilltarja e Kurtit ndalohet përsëri në kufi: Kjo është Serbia për pakicat kombëtare

Ardita Sinani, këshilltare politike për Luginën e Preshevës në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, është ndaluar sërish mbrëmë në vendkalimin kufitar Muçibabë, për herë të dytë brenda të së njëjtës ditë.

Përmes një postimi në Facebook, Sinani tha se “mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe”, duke shtuar se kjo ka ndodhur “për herë të dytë brenda të njëjtës ditë”.

Ajo në postimin e bërë në rrjete sociale, ka thënë se policia kufitare serbe e ka ndaluar pa asnjë sqarim.

“Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm”, tregon ajo.

Ish-kryetarja e Preshevës pohon se edhe ndalesa e dytë nga autoriteteve serbe ishte e njëjtë, pa asnjë sqarim e arsyetim, “thjeshtë ndalesë!”.

Kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare.

Ndryshe, edhe në mesditën e së hënës Ardita Sinani, kishte njoftuar ishte ndaluar për mbi një orë nga policia kufitare serbe, në vendkalimin kufitar në Muçibabë-  20 kilometra nga Gjilani dhe 15 kilometra nga Presheva.

Ajo tregonte se nuk kishte pranuar asnjë sqarim shtesë lidhur me masën e ndalimit, përveç arsyetimit të policëve se “kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”, por ajo thoshte se ndalimi i saj ka të bëjë për qëllime politike.

Lidhur me ndalimin e Sinanit ka pasur reagim edhe nga Qeveria e Kosovës.

Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi ka thënë se ky veprim është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.

Kryeministri Kurti, ka kërkuar që Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy