
Ditën e sotme do të jetë seanca plenare në Kuvend që do të fillojë në orën 10:00. Në rendin e ditës përfshihen miratime të procesverbaleve të seancave plenare.
Ndër të tjera do të diskutohet raporti vjetor i veprimtarisë së Agjencisë të Sigurimit të Depozitave për vitin 2021 dhe raporti vjetor i veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021.
Po në këtë seancë do të diskutohen disa projektligje dhe projektvendime për pagat e punonjësve në institucionet e reja të drejtësisë.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 3.5.2022 dhe 9.5.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Raporti vjetor i veprimtarisë së Agjencisë të Sigurimit të Depozitave për vitin 2021.
3. Raporti vjetor i veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021.
4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore, në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri”.
5. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale”.
6. Projektvendim ““Për disa shtesa dhe ndryshimeve në vendimin nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar.
7. Projektvendim ““Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 93/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, i ndryshuar”.
8. Projektvendim ““Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 94/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve publikë”, i ndryshuar”.
9.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.



