
Sot socialistët do të mbledhin Kryesinë për të zyrtarizuar emrat e 6 kandidatëve, me të cilët do të përfaqësohen në zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashkitë pa kryetar. Objektivi i Partisë Socialiste është t’i fitojë të 6 bashkitë ku po bëhen zgjedhje të pjesshme.
Deri më tani, socialistët duket se janë të bindur për të paktën dy kandidatura, në Shkodër me prefekten Majlinda Angoni dhe në Durrës me kryetaren e komanduar Emirjana Sako.
Në Vorë, emri më i lakuar është ai i Mersin Muratit ndërsa në Lushnje, përveç Eriselda Sefës do të ketë dhe një kandidat alternativ që do të diskutohet në kryesi. Ndërsa në Rrogozhinë, Edison Memolla, kryetari i komanduar, është kandidatura e deritanishme e socialistëve.



