Konferenca e Kryetarëve ka zyrtarizuar dakordësinë mes mazhorancës dhe Rithemelimit, duke përcaktuar ngritjen e dy komisioneve hetimore. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se emrat që do të përbëjnë komisione do të kalojnë brenda javës, teksa sqaroi se nuk do të ketë një nënkomision për reformat.



