
SPAK nuk ka pranuar të fillojë procedimin penal ndaj kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në deklaratë thuhet se referuar njoftimeve publike bëhet fjalë për kallëzimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike përfaqësuar nga Gazment Bardhi dhe ku i kallëzuar është Niko Peleshi, me detyrë Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Kallëzimi është bërë për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga verifikimi i kryer rezulton se është regjistruar kallëzim penal dhe brenda afatit të parashikuar nga ligji është vendosur për mosfillimin e procedimit penal.



