Meta mbeti në burg/ Lala: Avokati i tij duhet t'i drejtohet Apelit dhe më pas mund të ketë kërkesa të tjera

Meta mbeti në burg/ Lala: Avokati i tij duhet t'i drejtohet Apelit dhe më pas mund të ketë kërkesa të tjera

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendim për lënien në burg të Ilir Metës. 

Lidhur me këtë vendim, gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar zhvillimet e seancës së sotme. 

Ajo theksoi se mbrojtja e Metës ka pretenduar se SPAK nuk ka informuar gjykatën për veprimet hetimore gjatë periudhës që Meta ka qëndruar në paraburgim, dhe se për këtë arsye, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas gazetares Lala, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tani duhet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të bërë një kërkesë për ndryshimin e masës dhe më pas mund të ketë kërkesa të tjera ligjore.

Zoti Meta për herë të parë pas 8 muajsh iu drejtua Gjykatës së posaçme me kërkesë për zëvendësim të masës, duke pretenduar es këto 8 muaj nuk është informuar gjykata nga SPAK, për këtë arsye pretendoi se nuk ka prova dhe fakte. Ka folur zoti Cakrani fillimisht dhe ka dhënë argumentet, ka pretenduar se nuk ekzistojnë kriteret ligjore që ish Presidenti të mbahen në arrest me burg. Ka paraqitur edhe vendimin e rastit Gëllci në Straburg, ku gjykata e Strasburgut ka arsyetuar që masat e arrestit me burg duhet të jenë proporcionale.

Ka patur një lloj tensioni gjatë përballjes së prokurorit Sotir Kllapi me zotin Meta. Prokuroria ka pretenduar se ka kryer veprime hetimore dhe se një kartë krediti e Ardian Shatkut, biznesmen, është përdorur edhe nga ana e zotit Meta dhe Kryemadhit. Ndërkohë zoti Meta refuzon të ketë patur dijeni dhe thotë nuk e ka përdorur asnjëherë këtë kartë per shpenzime dhe se nuk mban përgjegjësi për Kryemadhin.

Argumenti tjetër për kontratat lobuese në SHBA. Meta pretendon se nuk ka patur asnjë firmë. Prokuroria thotë për shkak të funksionit, duhet të ketë patur dijeni dhe e konsideron si akuzë penale ndaj zotit Meta.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Zoti Cakrani duhet ti drejtohet apelit dhe pastaj mund të ketë kërkesa të tjera.

Zoti Cakrani tha që Meta nuk e ka përdorur asnjëherë kartën dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e ish bashkëshortes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy