Socialistët shtyjnë asamblenë, bilanci pas pushimeve

Socialistët shtyjnë asamblenë, bilanci pas pushimeve

Socialistët kanë vendosur që Asamblen Kombëtare ta mbajnë pas pushimeve dhe jo ditën e shtunë ashtu siç ishite parashikuar.

Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku kreu i grupit Taulant Balla ka lajmëruar se nuk do të mblidhet në korrik, siç dhe ishte paralajmëruar, por në shtator.

Burime për "TemA Tv" kanë bërë të ditur se Balla ka qenë kritik me ministrat e qeverisë Rama për mungesat në seancat plenare dhe se analiza dhe bilanci i qeverisjes do të bëhet pas pushimeve. 

Qeveria ka nisur një turë llogaridhënie duke bashkëbiseduar me qytetarët dhe në fund në bazë të performancës do jepet edhe vendimi për çdo ministër përkatës. 

Më herët ka qenë vetë kryeministri që ka paralajmëruar ndryshime në qeveri në shtator, gjithmonë në bazë të analizës dhe bilancit të turit të llogaridhënies.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy