Integrimi/ Gjermania garanton mbështetje: Nuk e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

Integrimi/ Gjermania garanton mbështetje: Nuk e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, shefi i diplomacisë gjermane tha sot në Berlin se:

“Ky është një diskutim që e kemi bërë edhe më parë, por anasjelltas. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra.”

Këtë qëndrim e ndan edhe Bujar Osmani: “Edhe pse Komisioni anëtarëson secilin vend në përputhje me përparimet që ka bërë: përvoja ka treguar se një rrugëtim i përbashkët është më i frytshëm, sepse përfiton nga efektet sinergjetike.”

Maqedonia e Veriut është prej vitit 2005 zyrtarisht kandidate anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Çështja e emrit me Greqinë u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës (2019), por negociatat ende nuk janë çelur formalisht për shkak të grindjes me Bullgarinë për përkatësinë historike të gjuhës maqedonase.

Gjermania gjatë presidencës së saj, vitin e kaluar, nuk arriti ta bindte palën bullgare të hiqte dorë nga vendosja e kësaj grindjeje në agjendën e kornizës negociuese. Shqetësimi i vëzhguesve është se kjo çështje do të zvarritet për shkak të gjendjes së paqartë politike në Bullgari.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme tha në Berlin se kjo çështje duhet të zgjidhet nga historianët e dy shteteve, pa presion nga jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy