Berisha: NATO rrëzoi përpjekjet e Ramës për të mashtruar me mega-aferën e portit të Durrësit

Berisha: NATO rrëzoi përpjekjet e Ramës për të mashtruar me mega-aferën e portit të Durrësit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat ditën e sotme, falënderoi NATO-n, duke thënë se hodhi poshtë përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar këtë aleancë dhe për ta ndërthurur atë në “aferën megakorruptive të Portit të Durrësit Rama-Alabar”.

Berisha deklaroi se vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe Presidentit me një axhendë Porto-Romano dhe mbështetje nga NATO për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz, klani më i rrezikshëm në Europë, dhe miliarderit të Emirateve, Al Alabar, janë një histori e turpshme.

Sipas tij, janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës, për të mbuluar vjedhjen e madhe të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve, shkelmimin e interesave strategjike të Shqipërisë dhe NATO-s.

Në çdo vend, në këtë situatë, kreu i shtetit do kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë sigurinë e Shqipërisë dhe të NATO-s për aq sa portet e Shqipërisë kanë rëndësi strategjike për aleancën.

Kjo çështje do të jetë një çështje e rëndësishme e debatit sapo të hapet parlamenti i kyçur në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore nga Rama dhe Linda e parlamentit.

Pra, edhe njëherë, falënderoj aleancën për qëndrimin e saj në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve dhe dizaprovimin e hapur të projektit të mashtrimit të Porto-Romanos, me të cilin Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe NATO-n.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy