
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se Partia Demokratike do të përgatisë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë.
Kjo nismë e PD, vjen pas ngjarjes së djeshme, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi Pavarësinë e Shqipërisë me e foton e diktatorit Enver Hoxha, duke e dërguar në grupin e Komisionit të Sigurisë.
Në një konferencë për mediat, Alibeaj tha se kjo masë shpreh nevojën e menjëhershme për dekomunistizimin e shoqërisë, e për këtë tha se kanë kërkuar përpilimin e një pakete ligjore.
“Rasti i djeshëm i deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela i bërë publik tashmë tregon më së shumti se nuk është vetëm një rast i shkëputur shumë më tepër se sa kaq. Tregon dhe shtron për diskutim para shoqërisë shqiptare në fakt edhe nevojën për t’u distancuar nga diktatura enveriste, nga pasojat që ka lënë në shoqërinë shqiptare dhe sigurisht nga ndikimi në të ardhmen. Evokimi i figurës së diktatorit Enver Hoxhës në një datë të shënuar nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelja e kodit të sjelljes së parlamentarëve gjatë punimeve të parlamentit, por diçka më tepër. Pikërisht atë që unë thashë pak më parë. Pikërisht atë që unë thashë pak më parë nevojën për të bërë një orë e më parë nevojën imediate, ulëritëse, urgjente për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. E në këtë situatë në emër edhe të kolegëve deputetë, në emër edhe pozicionit që kam si nënkryetar i Partisë Demokratike, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës së Parlament, marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë. Si një reagim , detyrim moral më tepër dhe një reagim i domosdoshëm. Por përveç kësaj ajo çfarë unë dhe kolegët e mi i kemi propozuar kryetarit të partisë është që Partia Demokratike të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson atë që thashë pak më parë, dekumunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në këto 30 vite të gjata tranzicion apo të stërzgjatur janë bërë shumë përpjekje në fakt drejtuar drejt dekomuniztizimit, fatkeqësisht jemi në këtë situatë që nuk është arritur në një rezultat konkret dhe të prekshëm teksa një ligjvënës tashmë ndodh që të bëjë hosana dhe të thurë lavde ndaj figurës së diktatorit. Për këtë arsye një paketë ligjore e cila do të fokusojë më së pari pikërisht dekomunistizimin. Pajisjen dhe pasurimin e kurrikulave në shkolla, shpërblimin e të dënuarve, e të përndjekurve, ndëshkimin dhe distancimin nga trashëgimia e së djeshmes. Sigurisht që janë këto synimet tona kryesore të kësaj pakete ligjore. E mi të gjitha edhe për ndëshkimin në aspektin politik dhe moral. Nuk na bën çudi fakti që një ligjvënës i Partisë Socialiste ndërmerr këtë akt, tek e fundit është prova më e gjallë, është prova më energjike Partia Socialiste është pjella dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës, e trashëgimisë diktatoriale. Kjo pra është ajo se çfarë ngjarja e djeshme është një detyrim moral dhe politik i yni., tha Alibeaj.



