Nano: Më e bukura e protestës ka kaluar

Nano: Më e bukura e protestës ka kaluar

Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari Mustafa Nano tha se protesta e ka kaluar momentin e saj më të mirë. 

 

Mendoj se më e bukura  e protestës ka kaluar. Më e bukura ishin ato ditët e mëdha kur të gjithë u gënjyen se establishmenti i ka punët keq. 

 

Ky koncert nuk eklipson protestën sepse është planifikuar shumë kohë para se të niste protesta. Jehona e tij është disa orë dhe mbaron. Ndërsa protesta ka 40 ditë aty dhe thonë se do të vazhdojë. 

 

Nano u pyet edhe në lidhje me organizatorët e protestës. 

 

Janë një grup të rinjsh që nuk kanë dije dhe karizmë. 

 

Mesazhet që përcjell protesta janë e para sporadike, rastësore. Kush rrëmben mikrofonin mund të thotë ndonjë gjë. Mikrofonin nuk mund t’ia lësh në dorë kujtdo. Prandaj duhej ekipi drejtues. Unë i kam ndjekur ata djemtë me kureshtje, më ka pëlqyer që kanë një lloj idealizmi, në ndryshim nga gjeneratat e vjetra. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy