Seanca e kaosit dhe tymit, Byroja e Kuvendit vendos përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

Seanca e kaosit dhe tymit, Byroja e Kuvendit vendos përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

Byroja e Kuvendit ka marrë vendimin për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për 10 ditë nga Parlamenti.

Masa u kërkua nga grupi parlamentar i PS-së në lidhje me trazirat që shoqëruan votimin e Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme në seancën e së hënës.

Deputetët që ndëshkohen me përjashtim 10-ditor janë: Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Brahimllari.

Vendimi do të zbatohet pas rifillimit të punës së Parlamentit, pra në seancën e parë të janarit dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Në mbledhje u mor vendimi për përjashtimin për 5 ditë të deputetit të PS-së, Bujar Çela, masë e kërkuar nga vetë deputeti për goditjen e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy