Rënia e pensioneve, Meta: Me paratë tuaja Fuks-Shteti do paguajë patronazhistët

Rënia e pensioneve, Meta: Me paratë tuaja Fuks-Shteti do paguajë patronazhistët

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta referuar një shkrimi mediatik thotë se për herë të parë në dy dekada pensionet u ulën me 3.2% në qytete.

Meta thotë se në fakt ulja e vërtetë ka ndodhur pasi qeveria shqiptare me kontributet e qytetarëve do të paguajë 10 mijë patronazhistët që gjurmojnë jetët private të mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës.

Pavarësisht mundit, punës dhe sakrificave tuaja shumëvjeçare, për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, pagesat e pensioneve tuaja jo vetëm nuk u rritën por u ulen me 3,2%.

Në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit”, shkruan Meta.

Në fund ai thekson se 25 prilli është referendum për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy