Në një konferencë për mediat këtë të premte, kryeministri Rama është ndalur tek anulimi i tenderit 400 milionë euro të tenderit të Porto Romanos.
Sipas Ramës, kompania nuk ka qenë nën presion, por procesi është zhvilluar nën presion, por jo nga SHBA dhe BE siç pretendohet.
Sa i përket projektit të Porto Romanos, ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme që në momentin e fundit kompania që ka kaluar gjithë fazat dhe duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi i bërë nga kompania më e madhe e botës për ndërtimet e porteve, aeroporteve, etj. dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa e qeverisë shqiptare nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër vetë ne.
Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur në ndonjë presion, por procesi është zhvilluar nën presion, jo të SHBA-ve siç thuhet pa argument, sepse nuk ka pasur jo presion, por asnjë shqetësim të shprehur as nga SHBA, as nga BE, as nga askush. Por ka pasur presion nga faktorë të tjerë, natyrisht të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi.



