Zv.ministri i brendshëm, Julian Hodaj i ftuar në emisionin ‘Stay Tuned’ në MCN deklaroi se në 2015 Tirana kishte afërsisht 310 mijë të punësuar, ndërsa sot ka 430 e ca mijë. Ai përmendi rritjen e rrogës mesatare, rritjen e numrit të bizneseve, turistëve, ndërsa theksoi se kjo është një ekonomi që zhvillohet vazhdimisht. Gjithashtu ai nuk la pa përmedndur edhe transformimin që po i bëhert Piramidës duke e cilësuar si atraksionin më të ri për qytetin.
Tirana sot prodhon gjithë GDP që prodhonte Shqipëria në 2015. Sot ajo ka nevojë për një orientim të ri sepse shohim se në disa sektorë ku ishte përqendruar ekonomia e para 20 e ca viteve që janë fasonët etj etj, sot kanë nevojë për profesione të reja. Zona e re ekonomike që pritet të ndërtohet në Kashar, pretendon të krijojë mundësinë për vende të reja pune, me fokus në teknologji, dhe jo me kot bashkia ka muaj dhe vite që investohet në këtë drejtim.
Kjo do jetë një zonë ku bashkia do të garantojë ose investimin, ose terrenin për ata qe duan të ndërtojnë vetë. pritet të hapen 5-7 mijë vende të reja pune, kjo është një nismë e përbashkët me qeverinë. Gjithashtu me hapjen e Piramidës shpresojmë të shumëfishojmë punët e fëmijëve që merren me kodim. Piramida është një nga punët më të mira që do hapet pas sheshit Skënderbej, sepse sheshi Skënderbej ishte hapi i parë që tregoi se si mund të ndryshojë Tirana. Besoj se tumbo dhe ish piramida do të jetë një atraksion i ri dhe mendoj se është një kryevepër sepse transformojmë një simbol të shtypjes komuniste në një simbol të zhvillimit të së ardhmes.



