Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë me ish-Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy në Paris.
Ndërsa ka ndarë foton së bashku me ish-Presidentin e Francës në shtëpinë e tij, Rama shkruan se ai e këshilloi për sfidat e Shqipërisë e rajonit në rrugën e zhvillimit ekonomik, social e integrimin në BE.
“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian.”, shkruan Rama.



