
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Nikollë Lesi tha se ka informacione që gjykata do të vendosë në favor të Bashës.
Sipas tij, Basha nuk ikën kollaj.
Kam thënë që puna do të përfundojë me dajak në PD. Shihja mënyrën si precipitonte, Basha që thoshte kam 95% dhe Saliu që doli me 70% vërtet. Në disa sondazhe, në pjesën veriore që më thoshin, asnjë votë nuk i japim Bashës.
Për mua, ai është djalë i kulturuar. Nuk besoj se është i lidhur me banda kriminale. Basha është prodhim i familjes Berisha. Erdhi për të mbrojtur interesat.
Nëse i ka ngelur pak cipë Lulit, që i doli edhe Gazi kundër, çelësat i dorëzon aty dhe ikën.
Fakti që po qëndron, ai do të kacavirret, do të presë vendim gjykate. Kam informacione që do t’ja japë PD-së së Bashës, që ta vazhdojë sherrin, sepse këtu lidhet çështje e godinës. Duhet të ikë Luli dhe vjen Lulesha
Informacionet janë që gjykata do t’ja lërë Bashës. Luli nuk ikën kollaj.



