Kryeministri Edi Rama vizitoi paraditen e së martës në Durrës atë që e cilëson si “industria e rilindur e peshkimit.”
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se brenda javës do të vendoset një çmim unik tavan për naftën për të gjithë peshkatarët në vijën e bregdetit shqiptar.
Ju shkonit ta merrnit naftën në Itali. Sot jemi në shifrën e 130 milionë euro eksporte në vitin e kaluar dhe ambicia është për të bërë shumë më tepër. Duam që Shqipëria të shkojë në 1 miliardë eksporte bujqësore ku peshkimi duhet ta kapë dhe ta kalojë tavanin e 200 milionëve. Kjo është e mundur, por kërkon që ne të lehtësojmë çdo lloj peshe në aspektin burokratik siç kemi bërë falë faktit që jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju. Do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën e bregdetit i detyruar dhe askush nuk do të bëj dot asnjë qindarkë lëvizje nga ky çmim por do t’i shërbeje peshkatarëve pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan. Këtu nuk mund të ketë vend që të nxjerrin fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk do ta lejojmë të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri. Të gjithë furnitorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën do të detyrohet që të dorëzojë depozita.



