Ligji për Bashkëqeverisjen/ Rama: Edhe hipoteka dhe legalizimi do të bëhet online

Ligji për Bashkëqeverisjen/ Rama: Edhe hipoteka dhe legalizimi do të bëhet online

Në takimin e parë sensibilizues për platformën e Bashkëqeverisjes, mbajtur në Elbasan, kryeministri Edi Rama u shpreh se këtë cikël takimesh do ta shtrijë në të gjitha qarqet e vendit për të informuar qytetarët në lidhje me shërbimet që ofron ky ligj.

 Kreu i qeverisë bëri me dije se ligji aktualisht është kthyer në kuvend nga Presidenti i Republikës, por do të votohet sërish nga legjislativi, pa asnjë ndryshim.

“Ligji do të miratohet ashtu siç është nga parlamenti, pavarësisht se është kthyer nga Presidenti.

Teksa ligji bëhet gati të hyjë në fuqi, duke e kthyer bashkëqeverisjen në një detyrues ligjor, ne u japim qytetarëve një instrument mjaft të rëndësishëm. Kjo pasi një nga problematikat që ne hasim është problemi i marrëdhënieve të qytetarëve me administratën dhe anasjelltas”.

Kryeministri Rama shtoi se hipoteka dhe legalizimi do të bëhet online. Gjithashtu kryeministri u shpreh se tashmë me digjitalizimin e 95% të shërbimeve shtetërore, qytetarëve nuk u duhet të presin më në radhë dhe të paguajnë rryshfet, por mund t’i marrin shërbimet përmes telefonit nga shtëpia.

 “Në 2013 e kemi nisur me 1% të shërbimeve online, sot janë 95% të shërbimeve online. Sot do të thotë që ta kërkosh vetë radhën dhe stresin për të marrë një shërbim. Shërbimet mund të merren lehtësisht pa lëviz nga shtëpia, ose mund të gjesh një kompjuter pranë shtëpisë për të marrë atë shërbim. Sot mund të themi se kemi një proces ku çdokush mund të sigurojë nënshkrimin elektronik. Sot kemi një proces ku në nevojat e përditshme për të marrë certifikata, dëshmira penaliteti, në nevojat për arsimin, regjistrimin e fëmijëve dhe në plot nevoja të tjera nuk është më e nevojshme të lëvizësh nga shtëpia.

Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S’ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon administrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administratës dhe ka sanksione për personat përgjegjës”, shtoi Rama.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy