Zgjedhjet/ Fredi Beleri reagon nga burgu: Zemra ime sot është në Himarë

Zgjedhjet/ Fredi Beleri reagon nga burgu: Zemra ime sot është në Himarë

Nga burgu Fredi Beleri ka përcjellë një mesazh në ditën e zgjedhjeve në Himarë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Beleri shkruan se zemra e tij sot është në Himarë dhe me të gjithë ata që i kanë shprehur simpatinë dhe i kanë qëndruar pranë këtij kalvari.

Zemra ime sot është në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokracinë dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj prej 425 ditësh, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe të gjithë ata që kuptojnë se shteti ligjor dhe demokracia janë të panegociueshme. Me të gjithë ata që më kanë shprehur simpatinë dhe më kanë qëndruar pranë këtij kalvari. Me të gjithë ata që nuk u përkulën përballë metodave të puçit dhe logjikës parademokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.

Suksese nga zemra Petros Gikouria. Jam i sigurt që duart e tij do ta udhëheqin të sigurt Bashkinë tonë ditën e nesërme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy