
PD i rikthehet referendumit për importin e plehrave, i cili u dekretuar në 2013-n, por nuk u zhvillua. Opozita kërkon nga Komisioni i Ligjeve të miratohet një ligj i veçantë për mbajtjen e këtij referendumi. Megjithëse nuk u shprehën kundër, deputetët e PS-së nuk e votuan, por kërkuan informacion nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese.



