Basha mban fjalimin e fundit në çadër: Koha e maskarenjve iku

Basha mban fjalimin e fundit në çadër: Koha e maskarenjve iku

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e fundit sot natën në çadër.

Ai tha se me marrëveshjen e arritur vjen republika e re për shqiptarët.

Basha tha se tani, pas çadrës vjen një mision tjetër i madh, ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë, Basha tha edhe se tashmë, “koha e maskarenjve ka ikur”.

"Ju merrni me vete mesazhin histori të kësaj çadre, qytetarët e bashkuar për një kauz të drejtë fiton gjithmonë. Ky shesh, këto metra katror janë hapësirë e parë që ju çliruat në 18 shkurt, tani që themelet e republikës së re janë misharuar në marrëveshjen e arritur.

Ju fitimtarët e vërtetë të kësaj beteje, bashkë me shqiptarët ju pret një tjetër mision i madh, ta shndërrojmë shqipërinë në sheshin e lirisë, në çadrën e lirisë. Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajon tuaj, me besimin tuaj të patundur.

Le ta dije çdo shqiptar se koha e frikës ka marrë fund, koha e zuzarëve që ju vidhnin dhe blinin votat ka marrë fund, koha e maskarenjve po merr fund, tani është koha e shqiptarëve", tha Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy