Zgjedhja e kandidatit Republikan Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara u komentua në studion e lajmeve te Tema TV nga gazetari Ilir Sinanaj.
Sinanaj e konsideroi Trump si një biznesmen të suskesshëm, i cili do ta përcjellë eksperiencën e tij edhe në përmirësimin e ekonomisë amerikane.
“Arsimi dhe teknologjia do të jenë prioritet për presidentin e zgjedhur pasi ato janë fusha për prodhimin dhe konkurrencën në treg” – tha Sinanj.
Sipas tij ,marrëdhëniet me vendet e botës SHBA-të nuk do t’i shohin me ndasi por në shkëmbime ndërnjerëzore të një tregu botëror.



