Zgjedhja e Simonit si avokat, ironizon Berisha: Gjykatësja e përzgjodhi Kmerin e Kuq me porosi të Ramës

Zgjedhja e Simonit si avokat, ironizon Berisha: Gjykatësja e përzgjodhi Kmerin e Kuq me porosi të Ramës

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ironizoi zgjedhjen e Artan Simonit, si avokat kryesisht për mbrojtjen e tij, i cili pas disa orësh u zëvendësua nga dy avokate të tjera.

Berisha tha se emri i Simonit, të cilin e etiketon si “Kmeri i Kuq”,  u nis nga Edi Rama. 

Përfaqësuesit e mi shkojnë në gjykatë për një qëllim, për të treguar se unë ndaj gjykatës, ndaj institucionit, për arsye të formimit tim, tregoj respektin tim. Se unë mund të mos i çoja fare, jo, ata kanë shkuar. Ata kanë paraqitur një kërkesë, largimin e kësaj gjykatëseje. Por a e patë kë zgjodhi ajo? Po ajo ishte fenomenale? Sikur ta porosisja unë. Atë Kmerin e Kuq. Ajo ishte gjëja më e bukur. Ajo e përzgjodhi. Edi Rama ia çoi. Edi Rama ia nisi, do u them edhe personin që ua nisi. Edi Rama ia çoi, ku e njihte ajo. Pra, kanë shkuar për këtë qëllim. I kanë kërkuar të largohet se ka shkelur Kushtetutën. Nëse gjykatësja do thoshte se e thërras Berishën për efekte të hetimit të gjykatës, do të shkoja, por ajo thërret për të komunikuar një masë, vendim që e merr duke shkruar vetë Kushtetutën. Nuk ka histori më të turpshme se kjo. Ndaj ata i kërkuan këtë gjë. nuk kam komunikuar se çfarë u ka thënë. Por ajo çdo gjë e komunikon me Ramën, me Encrochat apo me çfarë mjeti, nuk mund të them tani, por ajo komunikon me Ramën. Dhe prapë do shkojnë kur të thirren. Unë rri në kontakt me organet, pavarësisht se Edi Rama mban këtë qëndrim”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy