
Kontributi i parë pas një procesi gjyqësor për shpifjen ka shkuar për një bibliotekë shkolle në Kodër Kamzë.
Lajmin e bën publikë vetë kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëron se janë gati 12 paditë e para antishpifje.
Në një postim të bërë në rrjetin social "Twitter", kreu i qeverisë Edi Rama shkruan se është inaguruar Fondi i Edukimit, nga një shpifje e PD për Erion Veliajn.
“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për Erion Veliaj. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz. Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime. Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve”, shkruan Rama.




