Basha akuzon qeverinë për ekstradimin e finacierit të Habilajve: Do zbulonte sa para droge fitonte Tahiri

Basha akuzon qeverinë për ekstradimin e finacierit të Habilajve: Do zbulonte sa para droge fitonte Tahiri

Për liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Nazer Seiti, personi i dosjes “Habilaj” që ka alarmuar jo vetëm drejtësinë, por edhe politikën shqiptare, do të rrëfente shumë për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në trafikun e drogës.

Këto deklarata janë bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha, Seiti njëherësh ishte në hetim për llogari të prokurorisë shqiptare, dhe do të tregonte se sa para fitonte Tahiri nga kjo veprimtari kriminale.

"Nazer Seiti​ nuk është një person dosido por është financier i bandës së Habilajve. Është njeriu që ka mbajtur librat dhe ka thënë për çdo tonelatë drogë, për çdo ngarkesë drogë që qojmë në Itali, për çdo para që marrim, kaq shkojnë tek Saimir, kaq tek ky e kaq tek ai. Është ekstraduar vetëm 24 orë pasi përmes avokatit të tij, pas konsultimit me tre familjarë të tij, ka nisur procedurat për tu kthyer në të penduar të drejtësisë", u shpreh Basha i ftuar në “Studio e Hapur” në News 24.

Ndërkohë, Basha bëri publike edhe disa dokumente që sipas tij, faktojnë se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gënjeu për ekstradimin e Nazer Seitaj.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Rama vijon të ketë këtë pushtet të pakushtëzuar dhe të marrë vendime që rëndojnë nga dita në ditë xhepat e shqiptarë, pasi siç ai theksoi, në vendin tonë, është inekzistent reagimi i intelektualëve dhe elitave.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy