Një protestë e opozitës së bashkuar rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” po zhvillohet para ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve në Beograd, raporton Blic.
Opozita është duke tentuar të futet në ndërtesën e Kuvendit.
Policia në Serbi ka hedhur gaz lotsjellës për të parandaluar qindra mbështetës të opozitës që të hynin në godinën e bashkisë së Beogradit në shenjë proteste ndaj asaj që vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se ishin parregullsi të procesit të votimit gjatë zgjedhjeve fundjavën e kaluar.
Autoritetet kanë mohuar manipulimin e votave, ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiç tha të dielën se këto pretendime ishin “gënjeshtra” të promovuara nga opozita.
Policia e Beogradit hodhi gaz lotsjellës ndërsa qindra protestues të opozitës thyen xhamat në hyrje të ndërtesës në qendër të qytetit.
Protestuesit thërrisnin “Hapeni derën” dhe “Hajdutë”, ndërsa goditën me vezë bashkinë. Disa brohoritën “Vuçiç është Putin”, duke e krahasuar presidentin serb me atë rus. Sakaq, nuk pati raportime për të lënduar në mesin e protestuesve.
Studentët protestues i kërkuan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të plotësojë kërkesat e tyre deri të dielën në mbrëmje dhe thanë se në të kundërtën do të bllokojnë të hënën të gjithë Beogradin.
Ata po kërkojnë nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale që të kontrollojë listën zgjedhore, ndërsa për përgjigje dhanë afat deri të hënën – në të kundërtën shpallin bllokadë të kryeqytetit.
Opozita dhe studentët kanë disa ditë që janë futur në protesta, teksa nënkryetarja e PSSH-së, Marinika Tepiq, ka shtatë ditë me radhë në grevë urie.



