Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim cilësoi si të njëjtës rëndësi me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit, mbështetjen ndaj arsimit.
Në fjalën e saj gjatë Kongresit të Arsimit, Kim deklaroi se 31 vite nga fundi i komunizmit, në Shqipëri është një botë e ndryshme, nxënësit janë të ndryshëm, një e ardhme që duhet të jetë ndryshe.
Ambasadorja deklaroi se SHBA e mbështet Shqipërinë në rrugën drejt përmirësimit të sistemit arsimor.
31 vite më parë askush nuk e kishte menduar Shqipërinë në NATO, dhe sot ju uleni krah SHBA-ve dhe vendeve të tjera të Këshillit të Sigurimit të OKB, duke diskutuar për çështjet më të rëndësishme në botë.
Vetëm një muaj më parë ju hapët negociatat për vendin tuaj të drejtë në BE. Arsimi do të jetë kyç sa përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme edhe për ne, sepse duam t’ju shohim në Bashkimin Europian dhe mbështetja për arsimin është po aq e rëndësishme sa mbështetja për reformën në drejtësi apo luftën kundër korrupsionit.
Në 31 vite shqiptarët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në disa shkëmbime. Më e rëndësishme, vijnë këtu dhe shohin që Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe studentët kanë një të ardhme të shkëlqyer.
Këto hapa kanë qenë të rëndësishme për sistemin arsimor të Shqipërisë, për të ardhmen tuaj. Do shihni më shumë studiues dhe specialistë amerikanë që do të vijnë këtë vit.



