Opozita para Kuvendit, qytetari: Shqiptarët kanë motive të shumta për të protestuar (VIDEO)

Opozita para Kuvendit, qytetari: Shqiptarët kanë motive të shumta për të protestuar (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta ka sjell për MCN Live një panoramë të situatës së protestës para Kuvendit ku opozita ëhstë vendosur për protestën e radhës, ndërsa policia dhe Garda kanë rrethuar parlamentin.

Ai bëri me dije se deputetët e përjashtuar i janë drejtuar protestuesve në pamundësi për të hyrë në ambientet e  kuvendit.

Ka një prani të protestuesve dhe pse sipas tij ky numër sa vjen dhe reduktohet nga protesta në protestë. Deri tani nuk është shënuar asnjë incident.

Për mikrofonin e MCN një qytetar i pranishëm në protestë deklaroi se edhe pse i moshuar ka ardhur për të protestuar sepse shqiptarët kanë shumë motive për ta bërë këtë gjë.

Kam ardhur për protestën sot dhe jo për rrezet e diellit. Jam 78 vjeç dhe kam ardhur për të protestuar për gjithçka sepse shqiptarët kanë shumë motive për të protestuar. Është e gabuar moslejimi i deputetëve demokratë brenda në Kuvend.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy