
Opozita kërkon që zgjedhjet e 2025 të organizohen nga një qeveri teknike dhe jo nga qeveria e kryeministrit Rama. Këtë kërkesë e bëri sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit Flamur Noka pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.
Ndërkohë në mbledhjen që zgjati mbi 2 orë, u diskutua edhe për zgjedhjet në degë për të zgjedhur kryetarët e dorëhequr më herët pasi morën pjesë në primare për votimet për bashkitë më 14 maj.
Brenda tri javësh do të përfundojë procesi në 20 degët. Ndërkohë që mësohet se Belind Këlliçi propozoi që procesi të mos bëhej me primare pasi rrezikon të krijoje përçarje. Propozimi i tij gjeti mbështetjen e disa prej anëtarëve të kryesisë por jo të shumicës.
Ndërkohë deputetët e grupimit Bardhi që tashmë janë bashkuar do të jenë pjesë e organizimit të PD-së së Rithemelimit në çdo degë ku do të zhvillohen zgjedhjet.



