Presidenti/ Kalemaj: S’ka asnjë rrezik që Ramës t’i prishet gjumi, është gjithë kohës në fushatë

Presidenti/ Kalemaj: S’ka asnjë rrezik që Ramës t’i prishet gjumi, është gjithë kohës në fushatë

Nëse çështja e Presidentit thellon ndarjen demokratëve, për politologun Ilir Kalemaj, nuk qëndron duke thënë se opozita është ndarë në tre pjesë, ku shumica është me grupin e rithemelimit.

Ai shpjegoi për MCN Live se pjesa tjetër është me grupin Alibeaj-Basha dhe nga ana tjetër është grupi parlamentar, ku tha se janë ata që shkojnë në mbledhjen Alibeaj dhe “ato pulat pa kokë” që nuk po tregojnë mendim politik por janë palë oportuniste.

Në këtë kakofoni zërash kemi çështjen e parë, që është testi i parë pas 6 marsit, ku pritet që opozita të dalë me vendim të dakordësuar. Jo vetëm që nuk u arrit në qëndrim të unifikuar për incneratorët, por edhe te Rithemelimi pati tre qëndrime të ndryshme. Në propozimet e grupit Alibeaj, u tha se nuk duhet të jetë bashkëpunëtor i sigurimit, i papërlyer, të mos jetë pjesë e politikës në 5 vitet e fundit.

Salianji dhe Boçi refuzuan të ishin pjesë e mbledhjes së grupit. Visar Zhiti dhe Neritan Ceka, dy persona që kanë një profil të djathë politik. Zhiti ka vuajtur në burgjet e komunizmit, ka qenë pjesë e kabinetit Berisha për pak kohë. Është një figurë i cili nuk mund të kontestohet as majtas dhe as djathtas, por se sa i përgatitur është si jurist dhe ekonomist, mbetet për t’u parë, pasi duhet një formim i caktuar. Ceka vjen nga një profil i lartë politik, por mendoj se Rama nuk do e mbështeste. Grupi i Rithemelimit e quam çdo propozim të opozitës tradhti se do të ulet vetë në tryezë me Ramën.

Por sipas tij, nuk ka asnjë lloj rreziku që Edi Ramës ti prishet gjumi apo ketë zgjedhje të parakohshme, për çështjen e Presidentit, duke thënë se bashkë me aleatët ka 77-78 vota.

Në zgjedhje të parakohshme mund të shkohet nëse brenda partisë së vetë i del një grup disidentësh me 5-6 vetë. Veçanti e Ramës është se ai gjatë gjithë kohës është në fushatë ekektorale. Çështja e Presidentit i shërben disa fish si diversion ndaj opozitës, për të shmangur vëmendjen nga patatet e nxehta, pavarësisht se në finale do zgjedhë atë që mendon vetë, mund të zgjedhë edhe propozim të opozitës, nëse është dikush që nuk i prish punë, pa profil politik që do vazhdonte si noter dhe certifikues i akteve qeveritare.

Në funksion të zgjedhjeve të radhës, lajmi ishte të ndizte motorët elektoralë. Në Asamble, Rama dhe Gjiknuri bën të ditur se përtej gjithë pjesës së reformimit, do të mbajë ndezur motorët elektoralë dhe të ruajë shifrën e arritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy