Meta: I papranueshëm keqpërdorimi i bektashizmit për qëllime okulte

Meta: I papranueshëm keqpërdorimi i bektashizmit për qëllime okulte

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta theksoi në një dalje për mediat se keqpërdorimi i fesë bektashiane për nisma okulte është i papranueshëm.

Meta tha se ide të tilla, për krijimin e një minishteti, mund të kthehen në precedentë të rrezikshëm për rajonin.

Çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar tolerancën fetare, por edhe për ta identifikuar Shqipërinë si qendrën botërore të bektashizmit është e mirëpritur, por kurrsesi ajo s’mund të keqpërdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit, dhe okulte, aq më tepër kur nuk janë të konsultuara, të mirëstrukturuara, dhe rrezikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonin tone, ku ende gëlojnë idetë orgurzeza dhe ndryshimi i kufijve. Edi Rama është shkelësi më i madh i lirive dhe të drejtave të komuniteteve fetare, dhe grabitësi dhe tjetërsuesi më i madh i pronave të tyre.  Keqpërdorimi i fesë bektashiane dhe çdo besimi tjetër për qëllime dhe nisma okulte, është i papranueshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy