Rezoluta e PS/ Nazarko: Vendim me vlerë simbolike në rreshtim me aleatët

Rezoluta e PS/ Nazarko: Vendim me vlerë simbolike në rreshtim me aleatët

Rezoluta e Partisë Socialiste për shpalljen e Iranit si shtet terrorist ka nxitur reagime dhe analiza në hapësirën publike.

Analisti Mentor Nazarko e komentoi këtë zhvillim në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke e cilësuar vendimin si pjesë të rreshtimit të Shqipërisë me aleatët ndërkombëtarë, më shumë sesa një iniciativë të brendshme të vendit.

 

Sipas Nazarkos, deklarata e kryeministrit se “është koha” për një hap të tillë lidhet me kontekstin e aleancave ku bën pjesë Shqipëria dhe jo domosdoshmërisht me një frymëzim të brendshëm politik.

 

Nuk besoj se është frymëzim i Shqipërisë, por i aleancës ku bën pjesë Shqipëria. Rama theksoi se nuk është Shqipëria pioniere, duhet të ketë edhe shtete të tjera, por nuk dihet nëse do të ketë.

 

Analisti shtoi se një veprim i tillë mund t’i jetë kërkuar Shqipërisë nga partnerët ndërkombëtarë, duke kujtuar edhe përplasjet e mëparshme mes Tiranës dhe Teheranit, veçanërisht pas sulmit kibernetik që i atribuohej Iranit ndaj institucioneve shqiptare.

 

Ndoshta Shqipërisë i është kërkuar një gjë e tillë. Nuk është një frymëzim i brendshëm, edhe pse Shqipëria është përplasur me Iranin kur ndodhi sulmi kibernetik ndaj nesh.

 

Ai rikujtoi gjithashtu se Shqipëria kishte vepruar mbi baza humanitare kur pranoi në territorin e saj muxhahedinët iranianë, ndërsa Irani zgjodhi të reagojë duke sulmuar kibernetikisht vendin.

 

Shqipëria me pranimin e muxhahedinëve kishte vepruar në bazë të së drejtës humanitare, por Irani zgjodhi ta sulmonte Shqipërinë. Natyrisht, në një situatë konfliktualiteti ne jemi në rresht me SHBA-në. Ne po ndihmojmë aleatët dhe ky është një rreshtim që ka vlerë simbolike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy