Balliu: Procesi në Pogradec i korruptuar, kryatarë organizatash të PS befas u gjetën në listat e votuesve të PD

Balliu: Procesi në Pogradec i korruptuar, kryatarë organizatash të PS befas u gjetën në listat e votuesve të PD

Pyetjes nëse ka pasur kontakt me Lulzim Bashën, pas skualifikimit nga lista për deputetë në Pogradec, ish-deputeti Klevis Balliu iu përgjigj se i ka dorëzuar kreut të PD dokumente me emra dhe mbiemra të cilët ishin dhe janë aktualisht kryatarë organizatash të PS që befas u gjetën në listat e votuesve të PD.

Nga emisioni “Të Paekpozuarit” në MCN TV Balliu tha se Basha nuk mund ta mohojë këtë, ndërkohë që shtoi se ka qenë i mirëinformuar për procesin në Pogradec.

“Basha është i mirëinformuar për pjesën e procesit në Pogradec i cili ishte proces i korruptuar. Unë i kam dorëzuar Bashës dokumente me emra dhe mbiemra të cilët ishin dhe janë aktualisht kryatarë organizatash të PS që befas u gjetën në listat e votuesve të PD. Në statutin e PD nuk mund të jesh në listat e PD në momentin që je në listat e një partie tjetër. Unë i kam dorëzuar listën dhe ai se mohon dot këtë”, tha Balliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy