25 prilli/ Yuri Kim: Zgjedhje të mira, por jo perfekte! Koha për votën e diasporës

25 prilli/ Yuri Kim: Zgjedhje të mira, por jo perfekte! Koha për votën e diasporës

Në një aktivitet të zhvilluar nga KQZ, ambasadorja amerikane Yuri Kim theksoi se është koha që diaspora shqiptare të ushtrojë të drejtën e votës.

Teksa u ndal te zgjedhjet e 25 prillit Yuri Kim tha se ato ishin të mira, por jo perfekte.

Jam e kënaqur që jam me ju për këtë diskutim mbi votimin e diasporës nga jashtë vendit. Është mirë të shikosh të gjithë bashkë për të diskutuar për shtrirjen e votës  jashtë vendit. Duke pasur parasysh edhe statutet dhe kushtetutën është koha e duhur që të merren hapat që diaspora të mund të ushtrojë këtë të drejtë. Akti i mbajtjes së zgjedhjeve është një demonstrim i forcës. Zgjedhjet një çast në proceset demokratike. Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtarë që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend. Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfekte. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet. SHBA do mbështesin reformat për Shqipërinë, qoftë ajo e drejtësisë, qoftë ajo zgjedhore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy