Meta me të rinjtë e Vlorës: Të bëjmë çdo përpjekje për t'ju krijuar të ardhme të sigurt

Meta me të rinjtë e Vlorës: Të bëjmë çdo përpjekje për t'ju krijuar të ardhme të sigurt

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një takim me studentët e qytetit të Vlorës.

Nëpërmjet një postimi në Facbook, Meta shprehet se bashkëbisedimi me ta kishte në fokus angazhimin e të rinjve në të gjitha fushat e jetës.

“Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t'ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tone” shkruan Presidenti.

Postimi i plotë

Kënaqësi të nisja sot ditën, me një bashkëbisedim të ngrohtë në Vlorë me studentë të këtij qyteti, të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit.

Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t'i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar.

Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t'ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy