Për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, reagoi edhe Partia Demokratike, duke e cilësuar një zhvillim tepër të rëndë.
Pro në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, hodhi akuza mbi kryeministrin Rama për standarde të dyfishta me drejtësinë.
Nga selia blu ai theksoi se është e pafalshme heshtja e Ramës përballë lirimit të kreut të bandës famëkeqe të Durrësit.
Sipas Alibeajt kjo është një bandë e provuar për krimet e shumta, për vrasjet, për trafikun e lëndëve ndakotike, dhe për angazhimin serioz në krah të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet e fundit, duke kërcënuar qytetarët e dhunuar votën.
Nga ana tjetër Alibeaj hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë duke theksuar se ai ka bërtitur me të madhe kundër gjykatësve për gjëra shpesh edhe banale, ose për vendime që nuk i kanë pëlqyer, që kanë qënë kundër interesit të tij, por nuk thotë asnjë fjalë për lirimin e Lulzim Berishës, kreu i bandës famëkeqe të Durrësit.
“Pse hesht Edi Rama? Pse drejtësia qenka në rregull kur lirohet banditi i tij që i siguron vota në Durrës, duke dhunuar qytetarët? Këto janë dy standardet e tij. Kjo është në fakt drejtësia që kërkon Edi Rama. Ta ketë nën kontroll, ta urdhërojë, të jetë nën shërbimin e tij, për interesat e tij, për banditët e tij”, deklaroi Alibeaj.



