
Diplomatë të lartë amerikanë dhe ambasadorë nga rajoni u mblodhën në Tiranë për konferencën e parë të “Shefave Rajonal të Misioneve”.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada amerikane në Tiranë, në të cilën ishin të pranishëm ishin edhe ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe në Serbi, Jeffrey M. Hovenier dhe Christopher R. Hill.
Sipas njoftimit të diplomacisë, zyrtarët e pranishëm diskutuan prioritetet rajonale dhe globale.
Kjo, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftimin e korrupsionit.
Diplomatë të nivelit të lartë dhe Ambasadorë të SHBA në rajon u mblodhën në Tiranë për Konferencën e parë të Shefave të Misioneve të Rajonit. Zyrtarët diskutuan përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.



